Ekonomia shqiptare do të rritet gjatë tre viteve të ardhshme

08 shkurt 2019 | 13:57

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë “ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë tre viteve të ardhshme”.

Në raportin e publikuar së  fundi mbi politikën monetare, Banka Qendrore kostaton se,  “zgjerimi i kërkesës agregate (konsumit) do të sjellë rritje të mëtejshme të punësimit, duke krijuar premisa për rritje të pagave dhe të inflacionit të gjeneruar në vend”.

“Paralelisht me të, frenimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit do të reduktojë presionet dezinflacioniste të ardhura prej tij. Në përputhje me këtë skenar zhvillimesh, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020”, thuhet në raportin e BSH.

Sipas këtij raporti, paralelisht me zhvillimet pozitive të pritura sipas skenarit bazë, Këshilli Mbikëqyrës konstaton se balanca e rreziqeve vijon të mbetet e shmangur në kahun e poshtë. Në veçanti, ambienti i jashtëm, ecuria e kursit të këmbimit dhe ritmi i rritjes së kreditimit, mund të shmangin inflacionin në kahun e poshtëm të pritjeve tona.  “Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm, ndonëse intensiteti i stimulit do të përshtatet me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Dhe Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të përsërisë thirrjen për vijimin e reformave strukturore, si instrumenti më i mirë për nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, citon raporti i BSH.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente në QKUK po vazhdon të mbetet e ngarkuar…