Ekrem Gjokaj emërohet kryeshef i AZHB-së

02 prill 2019 | 17:00

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është emëruar Ekrem Gjokaj në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjokaj deri tani ka qenë u.d. i kryeshefit të kësaj agjencie i cili ishte emëruar menjëherë pas shkarkimit të Elhami Hajdarit nga ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë të martën…