“Eksodi i Bllacës 99”-faza e dytë, do të bashkëfinancohet nga AMMKM-ja dhe Hani i Elezit

10 korrik 2023 | 19:22

Sot është nënshkruar marrëveshja e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të realizimit të projektit “Eksodi i Bllacës 99”-faza e dytë, mes komunës Hani i Elezit e përfaqësuar nga kryetari Mehmet Ballazhi dhe Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Kështë është bërë e ditur nga llogaria zyrtare e keyetarit të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Njoftimi i plotë i Ballazhit:

Nënshkruhet Marrveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancim të realizimit të projektit “Eksodi i Bllacës 99”-faza e dytë, mes komunës Hani i Elezit dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Ky projekt, sipas planifikimit buxhetor ka koston financiare në total prej 63 mijë €, prej të cilave Komuna e Hanit të Elezit do ta financojë këtë projekt me shumën 30 mijë €, i cili planifikohet të përfundojë brenda vitit 2023.

Me rregullimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave rekreative, synojmë që të rrisim turizmin historik, ku ku rruga e tij do të jetë rrugë drejt historisë së paharrueshme të Eksodit të Bllacës 99, e cila duhet të ruhet brez pas brezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jusuf Thaçi, analist, ka reaguar për përgjimet ku shefja e…