Eksperienca e artiljerëve amerikanë, e rëndësishme në zhvillimin e FSK-së

05 gusht 2022 | 16:04

Eksperienca e artiljerëve amerikanë tejet e rëndësishme në procesin e zhvillimit të komponentës sonë të mbështetjes luftarake me zjarr. Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja e oficerëve tanë të artilerisë, përkrahë 3 mijë trupave amerikane dhe 19 forcave të vendeve partnere të saj, në Stërvitjen fushore ‘Dynamic Front 22’ mbajtur në Grafenwohr të Republikës Federale të Gjermanisë. Oficerët tanë i janë atashuar Batalionit 1-77 të Artilerisë Fushore të Brigadës 41 të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj stërvitje, oficerët tanë kanë ndjekur stërvitjen e njësisë së artilerisë fushore deri në nivel batalioni dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre me pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme partnere.

“Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për forcat amerikane për këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ndodhet në një moment delikat të karrierës së…