‘Daily Mail’: Xhaka nën hetim, ‘bashkëpunoi me mafien shqiptare’

05 gusht 2022 | 16:01

Granit Xhaka ndodhet në një moment delikat të karrierës së tij. Sipas “Daily Mail”, futbollisti i Arsenalit dyshohet se mund të jetë i përfshirë në mafien shqiptare, bashkë me një ish-futbollist profesionist.

Hetuesit që në muajin qershor shqyrtuan rastin e kartonit të verdhë që dyshohet se 29-vjeçari e mori qëllimisht, tashmë po merren me këtë çështje. Por, shkruan tabloidi, nuk të dhëna të qarta dhe vetë skuadra e Arsenalit nuk ka pranuar të japë komente për çështjen që po hetohet më tej. Dy muaj më parë, Federata Angleze iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtonte rastin e Xhakës, pasi në fitoren e Arsenalit kundër Leeds United sezonin e kaluar dyshohet që ai qëllimisht mori karton të verdhë.

Në 18 dhjetor 2021 u luajt një bast i madh prej 52 mijë stërlinash që 29-vjeçari do të ndëshkohej me karton gjatë 10 minutave të fundit. Pavarësisht se “Topçinjtë” po fitonin ndeshjen me rezultat të thellë, Xhaka u ndëshkua në minutën e 86-të të takimit me kartonin e verdhë për vonesë në ekzekutimin e të goditjeje dënimi në favor të ekipit të tij. Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai. Hetimi i Federatës Angleze përfshiu disa raste të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenalit. Sipas Sportsmail, hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

“Daily Mail”, në artikull kujton dhe gjobën që futbollisti shqiptar mori në vitin 2018 në një ndeshje të Kupës së Botës. Teksa luante për skuadrën e Zvicrës, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar, duke u gjobitur më pas nga FIFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ish i burgosur politik…