Eksperti amerikan i propozon Kosovës e Serbisë rezolutë: Të dy palët t’i mbajnë targat e veta

04 gusht 2022 | 23:09

Eksperti amerikan me fokus në negociata apo zgjidhje të konflikteve, Alon Ben Meir, përmes një shkrimi i ka propozuar Kosovës e Serbisë që të marrin në konsideratë një rezolutë e cila plotëson kërkesën e kryeministrit Kurti për reciprocitet, por pa u cenuar asnjë e drejtë dhe pa u krijuar përceptimi se Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas Ben Meir, Kosova e Serbia duhet të arrijnë një rezolutë me tri pika, ku pika e parë thotë se të gjitha makinat që kalojnë kufirin në të dy drejtimet do të mbajnë targën e shtetit përkatës.

“Asnjëra palë nuk do t’u kërkojë udhëtarëve në asnjërin drejtim (kosovarët në Serbi dhe serbët në Kosovë, përfshirë serbët që jetojnë në Kosovë) të marrin dokumente udhëtimi të lëshuara nga pala tjetër”, thuhet në pikën e dytë të rezolutës së propozuar nga Ben Meir, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, pika e tretë thotë se kjo marrëveshje nuk nënkupton apo sugjeron njohje reciproke të sovranitetit të njëri-tjetrit, por është në frymën e marrëdhënieve fqinjësore dhe plotësuese në dialogun e lehtësuar nga BE-së për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Kujtojmë se reciprociteti për kartat e identitetit, e vendosur nga Qeveria e Kosovës është shtyrë deri më 1 shtator me kërkesë të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës…