Eksperti zbulon strategjinë e Forcave Speciale Ruse

17 mars 2023 | 08:32

Profesori William Philpott ka folur për luftën e ashpër që është duke u zhvilluar muajt e fundit për Bakhmutin mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.

Ai është shprehur se ushtria e Vladimir Putin po tregohet e pamëshirshme jo vetëm me armiqtë, por edhe me rekrutët e Wagner, pjesë ma e madhe e të cilëve janë të burgosur që janë lënë të lirë në këmbim të pjesëmarrjes në luftën e Ukrainës.

Eksperti është shprehur se rekrutët po përdoren si karrem për ushtrinë ukrainase. Sipas tij, ata po nxirren zbuluar në fushëbetejë për t’u qëlluar, ndërsa më pas reagojnë Forcat Speciale ruse pasi kanë zbuluar pozicionet e ushtrisë Ukrainase. Ai e krahason këtë strategji të pamëshirshme të rusëve me atë të përdorur në betejën e Somme-s në Luftën e Parë Botërore, e cila njihet në histori si një nga betejat më të egra dhe me numrin më të lartë të viktimave, ku shumica prej të cilëve ishin ushtarë të pastërvitur.

“Ata po çojnë përpara rekrutët me idenë e qartë që të vriten nga kundërshtari dhe më pas të zbulojnë pozicionet e tyre”, u shpreh profesori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Niveli vdekshmërisë së grave shtatzëna në SHBA u rrit masivisht…