Ekspozita me 59 fotografi në Prekaz, Osmani: Dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri

06 mars 2021 | 15:43

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në hapjen e ekspozitës me 59 fotografi në kuadër të  ditëve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Secila foto është rrëfim në vete. Secila e ka një mesazh, shumica prej tyre të papublikuara më parë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se rruga deri në liri dhe pavarësi nuk ka qenë as e lehtë dhe as e shkurtër, duke përmendur dëbimin e shqiptarëve gjatë luftës dhe të pagjeturit për të cilët tha se Kosova nuk duhet të ndalet deri sa ta zbardhë fatin e gjithsecilit.

“Ato janë tablo reale të një periudhe të jetuar dhe dëshmi autentike e rrugëtimit tonë për liri. Ato janë historia jonë më e re të cilën assesi nuk duhet ta harrojmë. Gjersa ne lëvizim para, nuk mund të mos e kthejmë shikimin prapa”, u shpreh ajo.

Për më tepër, Osmani shtoi që ata duhet ta ngritin zërin për drejtësi gjë të cilën e konsideron parakusht për paqe të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të shtunën 592 raste…