Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

21 dhjetor 2018 | 15:55

Është ekstraduar të premten nga Belgjika shtetasi kosovar S.I, 39-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur më 5 maj 2017, në një kafene në Mitrovicë.

Ky person dyshohet se e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri këtë të premte kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.

Me veprimet e tij i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

Për të njëjtin ka pasur fletërreshtim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, adhuron edhe…