Vetteli: Federeri është shembull i një sportisti

21 dhjetor 2018 | 15:47

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, adhuron edhe dy sporte, tenisin dhe futbollin.

Piloti i Ferrarit, i cili përfundoi i dyti këtë herë në kampionatin e veturave të shpejta me 320 pikë, ka bërë me dije se ishte kryesisht tifoz i tenistit, Roger Federer.

“Kam pasur mundësi të takohen vetëm një herë. Shtrënguam duart dhe kjo është e gjitha. Unë kurrë nuk kisha mundësi që të bisedoja me të. Ai është simbol i estetikës dhe përsosmëri në sport. Federeri është i përjetshëm. Ka rregulla që vlejnë për të gjithë ose është një përvojë e jashtëzakonshme, është 37-vjeçar”, ka thënë Vetteli. Përveç që ndjek turnetë e tenisit nëpër botë, Vetteli është një tifoz i pasionuar i ekipit të futbollit, Eintracht Frankfurt.

“Unë jam një tifoz i madh i Eintrachtut. Këtë sezon jemi duke u bërë të mëdhenj. Ka shumë që besojnë se Frankfurti do të përfundojë në zonën e Ligës së Kampionëve. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është i vendosur ta shesë Mesut Ozilin, i cili…