Ekziston një propozim franko-gjerman, javëve apo muajve të ardhshëm do të shpjegohet në detaje

27 tetor 2022 | 11:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sot hapur në lidhje me propozimin franko-gjerman, që si fillim nuk ishte bërë me dije për publikun ani pse ia ishte sjellë nga dy përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës gjatë vizitës së tyre në Prishtinë.

Por sot, presidentja Osmani ka deklaruar se në fakt ajo nuk e ka mohuar asnjëherë ekzistencën e këtij propozimi franko-gjerman.

“Në fakt asnjëherë nuk e kam mohuar, kështu që është konstatim i gabuar, përkundrazi në çdo deklaratë publike kam thënë se ekziston një iniciativë franko-gjermane që do t’iu zbulohet në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu ka theksuar e gjatë javëve apo muajve në vijim, do të ketë takime të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës me palën gjermane dhe palën franceze, pikërisht për këtë çështje.

“Do të ketë takime të përfaqësuesve të Kosovës edhe me palën gjermane edhe me palën franceze, në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim paqen dhe stabilitetin tonë të shpjegohen në detaje”, ka thënë Osmani, duke shtuar se sapo të merren këto përgjigje, ato do të shpalosen para qytetarëve të Kosovës.

“Sapo të merren këto përgjigje, ato do t’i shpalosim para qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të luhen ndeshjet e radhës të grupeve në…