Conference League, Ballkani sonte përballet me Slavia Pragën

27 tetor 11:05

Sonte do të luhen ndeshjet e radhës të grupeve në Europa League dhe Conference League.

Vëmendja është tek ekipi nga Kosova, Ballkani, ku do të ndeshet në orën 21:00 me Slavia Pragën, ndeshje e vlefshme për grupet e Conference League.

Ende nuk është mbyllur asgjë në grupin e tyre, me Ballkanin që ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa vendi i tretë që është Slavia Praga. Vendi i parë dhe i dytë zihet nga Sivasspor dhe CFR Cluj me nga 7 pikë. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur, dhe për Ballkanin është ende e hapur për një kualifikim të mundshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko është duke marrë pjesë në Kuvendin…