“El Clasico” e Barcelonës

28 tetor 2018 | 18:05

Barcelona e ka fituar “El Clasico”-n ndaj Real Madridit me rezultat bindës 5-1.

Pavarsisht mungesës së Lionel Messit, Barcelona është treguar skuadër superiore ndaj rivaleve më të mëdhenj, Realit duke shënuar plotë pesë gola. Tregolësh shënoi Luis Suarez, kurse nga një gol shtuan Coutinho dhe Vidal, derisa krejt çka arriti skuadra “mbretërore” ishte goli i shënuar nga Marcelo në pjesën e dytë.

Pas kësaj ndeshje Reali tregoi edhe një herë se e ka të pamundur mbulimin e mungesës së Cristiano Ronaldos, i cili në verë u transferua në Juventus.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatët minuta para fundit të “El Clasico”-s, Luis Suarez e…