‘El Clasico’ zhvillohet më 18 dhjetor

23 tetor 2019 | 12:28

Pas vendimit që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit të shtyhej, tani është caktuar një datë e re.

18 dhjetori është data kur do të luhet “El Clasico”, raporton “Goal”. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të protestave në Barcelonë gjatë dy javëve të fundit, derisa ishte menduar edhe opsioni që ndeshja të zhvillohej në “Santiago Bernabeu” e më pas të zhvillohej në “Camp Nou”, por një gjë të tillë të dyja klubet e kishin refuzuar.

Por, tani klubet janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor në “Camp Nou”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mauricio Pellegrino nuk është më trajneri i Leganes. Lajmi është…