Elbasan, karburanti përfshihet nga zjarri

24 korrik 2019 | 08:27

Një karburant në periferi të Elbasanit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës.

Teksa po punohej për riparimin e një defekti në pompat e shpërndarjes, ka rënë zjarri i cili fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja të rënda.

Karburanti ndodhet në zonë të banuar dhe për siguri janë evakuuar disa familje, por më pas gjithçka i është kthyer normalitetit.

Pasojat e zjarrit mund të kishin qenë katastrofike në rast të përfshirjes së depozitave.

Zjarrfikësit bëjnë apel për shtim të kujdesit pasi temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

(Top Channel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati Amerikan konfirmoi…