Elezaj e Dema zotohen për vazhdim të bashkëpunimit

29 qershor 2018 | 14:28

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Kryetari Elezaj e ka njoftuar rektorin Demaj rreth rrjedhave të qeverisjes lokale të Komunës së Klinës dhe përpjekjet, të cilat është duke i bërë ekzekutivi i Klinës në aspektin e zhvillimit të kësaj komune në shumë segmente të jetës.
Elezaj i ka prezantuar Demës për shumë veprimtari që janë kryer në këtë komunë për kohën sa është në krye qeverisjes komunale, duke u fokusuar kryesisht ne disa të arritura në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime, shëndetësi, arsim etj.

Edhe rektori i UP-së, Marjan Dema, e ka njoftuar kryetarin Elezaj për zhvillimet dhe të arriturat që janë duke u zhvilluar në Universitetin e Prishtinës, me kahet pozitive dhe prioritetet që Universiteti i Prishtinës ka marrë për një arsim edhe më cilësor në ngarendje për të synuar trendët e standardizuara të një arsimit bashkëkohor të nivelit evropian.

Kryetari Elezaj dhe rektori Demaj janë zotuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm në mes Komunës së Klinës dhe Universitetit të Prishtinës, sidomos në fushën e arsimit dhe të edukimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar lidhur me…