Elezaj: Kërkojmë fitore ndaj Ferizajt

19 shtator 2019 | 13:07

Skuadra e Dukagjinit ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së dytë ndaj Prishtinës, por kjo ndeshje zhvillohet më 25 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në ndeshjen e radhës skuadra nga Klina e pret sot (e enjte) Ferizajn që, po ashtu, ka pasur një start jo të mirë. Sulmuesi Elezaj ka paralajmëruar këndelljen e Dukagjinit nga kjo ndeshje.

“Ndeshjen e radhës e kemi në kuadër të javës së pestë ndaj Ferizajt dhe jemi përgatitur që të shënojmë fitore. Mendoj se nga kjo ndeshje do t’u rikthehemi rezultateve pozitive, ani pse kundërshtari ynë ka një skuadër të papërshtatshme”, ka thënë Elezaj për “Epokën e re”.

/Veton ZYMBERI/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri përballjet e tjera të javës së pestë në Superligë…