Elezaj premton mbështetje për fshatrat Grabanicë, Dollovë dhe Bokshiq

27 gusht 2019 | 15:57

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale është takuar me banorë e fshatrave Grabanicë, Dollovë dhe Bokshiq, me të cilët ka diskutuar rreth projekteve që janë në realizim dhe projektet që janë planifikuar nga komuna për vitin e ardhshëm.

Elezaj ka përmendur projektin për asfaltimin e rrugëve në fshatin Grabanicë, i cili ka filluar së realizuari, dhe projektin e shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Bokshiq, për të cilin ka përfunduar faza tenderuese dhe pritet të fillojnë punimet.

Ndërsa, qytetarët kanë shprehur kërkesat e tyre për projektet me prioritet për ta,  me qëllim të përfshirjes së tyre në buxhetin komunal për vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, kryetari Elezaj është shprehur i gatshëm për përfshirjen e këtyre kërkesave në planifikimin për buxhet për vitet e ardhshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë me dije se…