Elezi: Më se largu deri nesër do të bëhen publike rezultatet e rinumërimit të votave

24 nëntor 2019 | 14:03

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit të 1 407 vendvotimeve, ka bërë me dije se rezultatet e këtij procesi do të bëhen publike më se largu deri nesër (e hënë).

“Unë nuk i di rezultatet. Duhet të presim momentin publikimin e tyre në uebfaqen e KQZ-së. Aty do të jenë të publikuara në mënyrë të detajuar rezultatet për subjektet politike dhe për të gjithë kandidatët që kanë qenë pjesë e kësaj gare”.

“Nuk e di, varët krejt nga procedurat e QNR-së, por besoj që më se largu deri nesër do të mund të bëhen publike, pa dashur të specifikojë ndonjë orë”, ka thënë Elezi në një prononcim për medie.

Ai ka thënë se procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve ka zgjatur 12 ditë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kultivimi i drithërave dhe bimëve mjekësore aromatike janë disa nga…