Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së, socialistët votojnë pro largimit, dy deputetë abstenuan

24 nëntor 2026 | 11:08

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.

Mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar. Kujtojmë se Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit.

Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe Qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshimin e modelit të drejtimit.

Ndërkohë, vetë Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, raporton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i…