Elmi Fazliu kandidat për deputet nga PDK-ja, garon me numrin 64

15 maj 2026 | 16:59

Elmi Fazliu është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe në zgjedhjet parlamentare do të garojë me numrin 64.
Fazliu për herë të parë ishte pjesë e zgjedhjeve komunale si kandidat për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai garoi nën siglën e PDK-së, duke mbështetur vizionin e Uran Ismailit për një Prishtinë më të mirë.
Si person me aftësi të kufizuara, Fazliu arriti të fitojë besimin e qytetarëve dhe u zgjodh asamblist i Kryeqytetit, duke u vlerësuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij në jetën publike.
Tashmë, PDK-ja e ka përfshirë sërish në listën zgjedhore, kësaj radhe si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në listën që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një postimi në Facebook, Fazliu ka falënderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën në zgjedhjet lokale, ndërsa ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Postimi i plotë i Elmi Fazliut
“Të nderuar qytetarë,
Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për përkrahjen dhe besimin që më keni dhënë gjatë garës për Asamble. Kjo mbështetje ka qenë forca ime kryesore në çdo hap të këtij rrugëtimi.
Sot, para jush dal me një përgjegjësi edhe më të madhe dhe me një synim të qartë: të përfaqësoj zërin tuaj në nivel më të lartë.
Për këtë arsye, kërkoj mbështetjen tuaj në garën për deputet me numër 64.
Angazhimi im do të mbetet i palëkundur për një shoqëri me të drejta të barabarta për të gjithë, ku secili qytetar ka mundësi të njëjta, dinjitet dhe trajtim të drejtë, pa dallim.
Bashkë mund të ndërtojmë më shumë, të ndryshojmë më shumë dhe të sigurojmë që çdo qytetar të ketë përfaqësimin që meriton.
Me respekt dhe falënderim të veçantë për besimin tuaj.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë…