OVLUÇK-ja, thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

15 maj 2026 | 16:58

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të bashkohen sot në Skenderaj, pranë stacionit policor, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

Përmes një komunikate publike, OVLUÇK-ja ka kërkuar unitet dhe përkrahje për ish-luftëtarët e luftës çlirimtare, duke theksuar se “lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.

Organizata ka ftuar pjesëmarrësit që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, është thënë në thirrjen publike të OVLUÇK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona po vazhdon planifikimin për sezonin e ardhshëm me një…