Elon Musk pranon se përdor drogën ketaminë, por thotë se e bën për të mirën e investitorëve

18 mars 2024 | 22:10

Elon Musk ka pranuar se përdor ketaminë, gjatë një interviste me ish-prezantuesin e CNN, Don Lemon.

Sipërmarrësi shpjegoi se ai e merr substancën me recetë mjekësore dhe se kjo praktikë është “në interesin më të mirë të investitorëve” të Tesla-s dhe kompanive të tjera që ai drejton.

Në një intervistë me Don Lemon, Musk shtoi se ajo që ka rëndësi për Ëall Street është “ekzekutimi”. Pra, “nga pikëpamja e investitorit, nëse jam duke marrë diçka, duhet të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.

Në muajt e fundit wall Street Journal kishte raportuar se menaxherët e Tesla dhe SpaceX ishin të shqetësuar për përdorimin e drogave rekreative nga Musk.

Miliarderi amerikan u përgjigj se ai kishte kaluar gjithmonë të gjitha testet e drogës.

E sintetizuar në vitin 1962 si një ilaç anestetik dhe qetësues, ketamina të cilën Elon Musk tha se e përdorte në bazë të recetës periodike nga mjeku, përdoret ende sot për të nxitur dhe mbajtur anestezi, si në mjekësi ashtu edhe në mjekësi veterinare dhe studimet e fundit tregojnë se si një ilaç efektiv kundër formave të depresionit që nuk i përgjigjen terapive tradicionale, me kusht që të administrohet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore, edhe për shkak të rreziqeve serioze që lidhen me ndërveprimin me disa barna. Në fakt, është një substancë që në doza të caktuara mund të ketë efekte psikodelike.

Në vitet 1970, etamina u bë një nga drogat më të njohura në komunitetet e hipive për shkak të efekteve të saj psikodelike dhe kostos së ulët dhe më vonë u bë një nga substancat e preferuara të festave “rave”. Kjo ndodh sepse ketamina është një anestezik disociues, që do të thotë se vepron duke dhënë ndjesinë e ndarjes së mendjes nga trupi. Për këtë arsye, në doza të larta mund të përjetoni halucinacione dhe ndjesinë e hyrjes në një realitet tjetër, me rrezikun e një shkëputjeje gjithnjë e më të madhe nga realiteti. Tejkalimi i një doze minimale rrezikon të jetë shumë i rrezikshëm. Për shembull, personalitete shumë të dobëta mund të bien në psikozë. Për më tepër, përdorimi i vazhdueshëm çon edhe në çrregullime fizike, si vështirësi në tretje dhe urinim, probleme me kujtesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot vizitoi edhe Janjevën. Përmes…