Osmani në Janjevë: Mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve

18 mars 2024 | 22:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot vizitoi edhe Janjevën.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se në Janjevë, e kaluara ndërthurë të ardhmen.

Për Janjevën më tutje e para e vendit tha se është një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore.

Po ashtu Osmani tha se Janjeva është aty ku mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

“Në Janjevë, e kaluara ndërthuret me të tashmen. Një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore. Qytezë në të cilën mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme”, shkroi Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinjtë kanë sulmuar të djelën mbrëma një stacion policie…