Emërllahu për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut: Shpresoj në rezultat pozitiv

22 shtator 2022 | 16:57

I ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës është edhe futbollisti i Ballkanit, Lindon Emërllahu.

Ky i fundit është shumë i lumtur që është pjesë e “dardanëve” dhe uron që në të ardhmen të ketë edhe më shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës që ftohen në përfaqësuese.

“Ftesa e Giresses ka qenë e pabesueshme për mua. Të jesh pjesë e Përfaqësueses është ndjenjë e papërshkrueshme. Shpresoj që edhe futbollistë të tjerë të Superligës në të ardhmen të marrin ftesa nga Përfaqësuesja dhe ta përjetojnë këtë ndjenjë. Ekipi më ka pritur shumë mirë. Është, thjesht, një ndjenjë e papërshkrueshme. Secili prej lojtarëve më është afruar, më ka përkrahur dhe më ka pritur jashtëzakonisht mirë. Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur mjaft mirë. Atmosfera është shumë e mirë në grup, si jashtë fushës, ashtu edhe brenda fushës, dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, ka thënë Emërllahu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 24.09.2022 Punime të…