Emërohet Këshilli Drejtues i Teatrit “Avdush Hasani”

15 janar 2021 | 13:58

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka emëruar të premten Këshillin e ri Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”, ndërsa në takimin e parë Këshilli ka zgjedhur Blerim Zhitinë, kryetar.

Kryetari Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinis dhe Sport (DKRS), Elhame Kutllovci, ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues, të cilëve u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në funksionalizimin e plotë të teatrit.

“Tanimë pas kompletimit të stafit profesional dhe administrativ, janë duke u plotësuar kushtet për punë në teatrin ‘Avdush Hasani’. Ju uroj punë të suksesshme, ndërsa trupa teatrore uroj të sjellë shfaqje me vlera të mirëfillta për dashamirët e artit skenik”, ka thënë Bulliqi.

Komuna e Podujevës, përmes DKRS-së në vazhdimësi do ta mbështes punën e teatrit, ndërsa do të angazhohemi edhe për investime në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë profesionale.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste.…