Emërohet trajneri i ri i KF ‘Ramiz Sadiku’

19 shtator 2019 | 20:20

Drejtori i klubit futbollistik “Ramiz Sadiku”, Agron Mecinaj, përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ali Osmanin, për edicionin 2019/20.Siç dihet “Ramiz Sadiku” garon në ligën e parë dhe synim gjatë këtij edicioni ka rënditjen sa më lartë në tabelë.

“Nga sot trajner i ekipit të parë të ‘Ramiz Sadikut’ emërohet Ali Osmani. Klubi me trajnerin u dakorduan për kontratë deri në fund të stinorit 2019/20. Suksese Trajnerit në punën në vazhdim!”, ka shkruar Mecinaj në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të luftosh korrupsionin duhet të jesh i pakorruptuar”, ishte mesazhi…