Emery: Nuk kam mosmarrëveshje me Ozilin

26 gusht 2018 | 12:54

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e vlerësoi të vlefshme fitoren ndaj West Hamit, por mohoi zërat që qarkullojnë për një mosmarrëveshje mes tij dhe Mesut Ozilit.

“Morëm një fitore të vlefshme, edhe pse kaluam në disavantazh. Kjo tregon se skuadra ka karakter dhe reagoi mirë. Por sigurisht që duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe të mbyllim mirë hapësirat në mbrojtje”, ka thënë Emery. “Ozil ishte me virozë dhe nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin e publikuar se unë kam bërë sherr me të. Kam raport të shkëlqyer dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, nikoqir i Forumit…