Emigrantët shqiptarë deklarojnë moshë të rreme për të shmangur dëbimin nga Anglia

09 nëntor 2022 | 19:33

Shkruan: Arian Morina

Emigrantet qellimisht japin moshë më të re në mënyrë që të rrisin shanset e tyre për të shmangur dëbimin, shkruan Charles Hymas, redaktori i çështjeve të brendshme për gazeten Britanike “The Daily Telegraph”

Emigrantë burra në qendrën e azilit në Manston, Angli.

Numri i emigrantëve në qendrën e azilit ne Manston ka rënë në 1200. Rreth 2,000 emigrantë shqiptare, meshkuj të rritur, kanë pretenduar se janë fëmijë në menyrë që të rrisin shanset e tyre për të shmangur dëbimin nga Anglia.

Robert Jenrick, ministri i imigracionit, zbuloi se 1 ne 5 (ose 20 përqind) emigrantë të rritur, meshkuj, që mbërrinin në Dover, pretendonin se ishin nën 18 vjeç, kur numra të tillë janë normalisht vetem një pjesë e vogël.

Fëmijët e pa shoqëruar kanë më shumë gjasa të marrin azil dhe më pak të ngjarë të ndalohen ose te largohen nga Anglia nëse kërkesa e tyre refuzohet. Kontrabandistët e njerëzve dyshohet se kanë shfrytëzuar boshllëqet ligjore duke inkurajuar emigrantët me pamje të re që të shkatërrojnë dokumentet e tyre reale te identifikimit dhe të pretendojnë se janë të mitur.

Rreth 10,000 burra shqiptarë kanë mbërritur me gomone të vogla deri tani vetem këtë vit, duke përbërë 1/4 e rekordit të 40,000 emigrantëve, që kanë kaluar Kanalin La Mansh.

Z. Jenrick tha: “Nganjëherë, deri në 20 përqind e meshkujve të rritur që mbërrijnë në Western Jet Foil [qendra e pritjes në Dover] pretendojnë se janë nën 18 vjeç, kur është e qartë se ky numer është dukshëm më i vogël se kaq. Ai shton me tej se “Ne kemi ndryshuar tashmë ligjin, për të ndryshuar mënyrën se si administrohen kriteret e pranimit dhe nëse duhet të bëjmë ndryshime të mëtejshme ligjore, do ta bëjmë.”

Home Office (Ministria e Brendshme Britanike) shtrëngoi rregullat në fillim të këtij viti, duke i lejuar zyrtarët të refuzojne rastet e emigranteve ”ne moshe te re“ nëse pamja dhe sjellja e tyre sugjeronte fuqimisht se ata ishin 18 vjeç e lart. Pragu i mëparshëm i moshës ishte 25 vjeç.

Alp Mehmet, kryetar i Migration Watch UK (një institut britanik që argumenton për një imigrim më të ulët në Mbretërinë e Bashkuar), tha se:“Numri i lartë që kalojnë ilegalisht Kanalin, të cilët pretendojnë se janë fëmijë, pasqyron lehtësinë me të cilën mund të luhet me sistemin e azilit ne MB. Trafikantët e dinë se zyrtarëve u është thënë që t’i japin kërkuesit perfitime nga dyshimi kur çështja kryesore është mosha e emigrantit.”

Të dhënat nga Home Office tregojnë se ka pasur 1,696 raste ku mosha e fëmijës emigrant është vënë në pikëpyetje, per periudhat e kaluara deri në shtator 2021. Prej ketyre rasteve: 1,118 – ose 66 përqind – u zbulua se ishin 18 vjeç e lart.

Gara për të gjetur strehim per emigrantet.

Kjo vjen pasi zyrtarët e Home Office janë në një garë me kohën për të gjetur hotele “të përshtatshme” dhe akomodim për azilantet, duke shqyrtuar “lokacione më të mëdha” për emigrantët, ne mes frikës se 10,000 emigrante të tjerë mund të kalojnë Kanalin në gjashtë javët e ardhshme perpara Vitit të Ri. Per analogji rreth 9,000 kanë mberritur ne MB, gjate kesaj periudhë të vitit të kaluar.

“Shumë njerëz te cilet kanë udhëtuar nëpër Evropë për të mbledhur të mbjellat, lëvizin në veri në plazhet franceze gjate muajve nëntor dhe dhjetor. Ndërsa ne kemi perparuar ne Manston [qendra e përpunimit të azilit], ekziston një perspektivë reale që të marrim 10,000 njerëz më shumë deri në fund të ketij viti,” tha një burim.

Shifrat në qendrën e azilit ne Manston, e cila merr emigrantët nga Doveri, ra në 1,200 të martën, brenda kapacitetit të saj prej 1,600. Qendra kishte 4,100 emigrante 10 ditë më parë. Megjithatë, një familje ka qendruar ne qender për 29 ditë në kundërshtim me detyrimet ligjore të Home Office për të përpunuar emigrantët brenda 24 orëve; të tjerë po qendrojne ne qender me javë të tëra.

Të paktën shtatë Autoritete Lokale (Councils) po ndërmarrin veprime ligjore kundër Home Office,me qellim bllokimin e përdorimit te hoteleve për azilkërkuesit, ata pretendojnë se janë “të papërshtatshme” për shkak të mungesës së faciliteteve te nevojshme, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, shërbimet sociale dhe vendet per arsimim.

Vetëm 7 perqind e kërkesave për azil,po perpunohen brenda 6 muajve, duke çuar në një ngecje totale,gje qe që po i kushton taksapaguesve Britanike një shifer rekord prej 2.1 miliardë paund vitin e kaluar për të strehuar dhe ushqyer aplikantët, tregojnë shifrat e Home Office.

Produktiviteti ka rënë aq shume në mesin e nëpunësve civilë, saqë edhe pse Qeveria ka dyfishuar numrin e punonjësve per çështjet e azilit, ata ende po perpunojne të njëjtin numër kërkesash si 7 vite më parë.

Kjo renie e efikasitetit përfaqëson një kolaps që nga viti 2014, 2015 kur stafi i Home Office përpunonte 87 përqind të aplikimeve brenda vetem 6 muajve, më shumë se 10 herë se norma aktuale. Tani duhen mesatarisht 480 ditë për të përpunuar çështjet e azilit.

Zyrtarët e Qeverisë franceze fajesojne per vonesat Britanine e Madhe,per kthimin e MB në një magnet për emigrantët shqiptarë,te cilet kane te drejte në hyrje pa viza në Evropë, por emigrantet e dinë se përballen me largime të shpejta nga Franca dhe Gjermania nëse përpiqen të kërkojnë azil në të dyja vendet.

Didier Leschi, 63 vjeç, shef i Zyrës Franceze të Emigracionit dhe Integrimit, tha se Britania ishte bërë një destinacion i preferuar i emigranteve sepse kërkon më shumë kohë për trajtimin e kerkesave për azil nga shqiptarët.

Robert Jenrick, Ministri i Emigracionit ne MB, e ka kthyer ne prioritet kryesor uljen e numrit të çështjeve të prapambetura prej 138,000, me qellim uljen e kostos me 5.6 milionë pound në ditë, shume e kerkuar për vendosjen e 27,000 aplikanteve në hotele.

Home Office tha në fundjavë se planifikonte te hapte në mbarë vendin një sistem përpunimi më të shpejtë azili deri në maj 2023, ne menyre që të paktën të dyfishonte numrin e kërkesave për azil të plotësuara nga çdo nepunes i rasteve te azilit, nga 1.5 në 3 kerkesa në javë.

Burime te brendshme thanë per gazeten se një nga problemet kryesore,mbetej një vendim i 3 viteve më parë për të hequr objektivin gjashtëmujor. “Arsyeja pse ka shkuar kaq keq ndosh per shkak se ata po fokusohen tek objektivat. Stafi nepunes nuk është mbajtur përgjegjës për perfundimin e rasteve ne sistem”, tha një zyrtar i emigracionit.

Peter Walsh, një studiues i lartë në Qendren e Vezhgimit te Emigracionit i Universitetit të Oksfordit, tha se kjo u nderlikua nga një Vendim Gjykate që shpalli ndalimin e perpunimit te shpejtë të azilit të paligjshëm pas veprimeve ligjore nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Ai vendim e detyroi Home Office, të mbyllte një skemë që përpunonte mijëra aplikime brenda vetem 2 javësh.

Mijëra aplikime të tjera kanë vërshuar gjithashtu në sistem për shkak të refuzimit nga vendet e tjera te quajtura “të sigurta” te BE-së për të rikthyer emigrantët, pretendimet e të cilëve kishin marre verdiktin si “të papranueshme”, pasi ishin procesuar gjate rrugës se tyre për në MB, tha Walsh.

“Njerëzit që punësohen nuk kanë njohuri apo eksperience për sistemet e azilit, ka pasur trajnime të pamjaftueshme,duke u mbeshtetur ne te dhena në tabela excel-i te thjeshta,por nuk ka pasur te dhena ne një sistem kompjuterik të dedikuar,” tha ai.

Sipas shifrave të Home Office, 260 nepunes emigracioni përpunonin mesatarisht 1730 raste azili në muaj në vitet 2015/16. Ne krahasim me keto vite, ne vitin 2021, nje staf prej 614 nepunesish përpunonin mesatarisht 1,687 raste në muaj gjate 2021/22. Diferenca e mbetur eshte 138,260 raste azili krahasuar me 36,838 në 2010/11 dhe 60,442 në 2014/15.

Ministrja e Puneve te Brendshme te MB, Suella Braverman tha: “Nuk është aspak e drejtë që britanikët të paguajne një faturë prej 2 miliardë paund çdo vit, per shkak se sistemi aktual i azilit është i deshtuar nga një valë e paprecedentë e emigracionit të paligjshëm.

“Ne kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por këto hapa tregojnë përkushtimin tonë për ta trajtuar problemin e azilit. Përpunimi më i shpejtë i kërkesave do të ndihmojë në largimin e atyre që vijnë ilegalisht këtu nga vende të sigurta, duke siguruar gjithashtu që ata njerez që kanë nevoja të qenesishme, ta marrin mbrojtjen tonë.

“Nuk ka asnjë çelës magjik qe e zgjidh menjehere problemin, por ne po dyfishojmë përpjekjet tona në fronte të shumta për te trajtuar këtë situatë,qe per ne eshte e papranueshme.”

Ministria e Brendshme ka rritur numrin e nepunonjësve qe shqyrtojne rastet per azil me 80 përqind nga 597 punonjës. në më shumë se 1,000 dhe synon të rekrutojë edhe 500 të tjerë deri në mars të vitit të ardhshëm. Shkalla e humbjes së punëtorëve ka rënë me 30% falë një bonusi qe perfitojne keto nepunes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës! Te Zëvndës…