ME ZV.MINISTRIN E MBROJTJES SHEMSI SYLA

09 nëntor 2022 | 19:15

Në vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës!
Te Zëvndës Ministri i Mbrojtjes, shoku e bashkëluftëtari Shemsi Syla!

Bashkëbisedim vëllazëror me ish-Zv. Komandantin e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së e ish- Zëdhënësin e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së,
për të kaluarën nën robëri dhe përpjekjet liridashëse e heroike të popullit tonë, për luftën për liri e çlirim të popullit shqiptar të Kosovës nën emblemen e UÇK-së nga Serbia pushtuese!
Biseduam edhe për ndihmën e madhe që na e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare në ballë me aletatin tonë te madh SHBA dhe NATO-n, në luftën kundër okupatorit serb!

Gjithashtu biseduam edhe për gjendjen aktuale në Kosovë e për gjendjen e sigurisë së përgjithëshme!
Pritja ishte e ngrohtë dhe e paharruar!
Faleminderit Shoq!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Nëntor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i…