Emin Pacolli fton qytetarët t’i mbështetin Fatosin për asamblist dhe Selimin për kryetar të Prishtinës

18 korrik 2021 | 21:57

Emin Pacolli njëri ndër vëllezërit e Behgjet Pacollit i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Fatos Dilit për asamblenë komunale të Prishtinës të prezantuar nga kandidati për kreun e Prishtinës, nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli.

Emini ka bërë të dituar se Selimi por edhe Fatosi do ta kenë përkrahjen maksimale nga ai në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Postimi i plotë i Emin Pacollit:

Rini, sport dhe shumë energji!

As një detaj, faktor, apo shqetësim nuk do të lihen anash nga Selimi. Për këtë përshëndes inkuadrimin e Fatosit i cili në asemblen Komunale do të përfaqësoj pikërisht këto vlera!

Fatosin e njoha shumë vite më parë, kishte një entuziazëm dhe përkushtim të lartë për kauzen e tij, një klubi i vogël të futsalit, të cilin synonte të ngrinte në majat e këtij sportit për të ngritur emrin e Kryeqytetin, Prishtina!

Ishte e pamundur të mos t’ju bashkohesh iniciatives së tij, e mbushur dashni për Kryeqytetin dhe sportin, dukej e pamundur por përkundër skeptikeve Fatosi arriti të kualifikoj klubin e Kryeqytetit ne UEFA Futsal Champions League. Pra, Fatosi është shembull se si një i ri më një deshirë të zjarrtë dhe me punë shumë arrin të realizon endërren e tij fisnike.

Të dyt do të kenë pëkrahjen time dhe te të gjithë familjes maksimale, andaj ashtu siç u shëndrruar Futsal Prishtina në një histori suksesi, ju ftoj të ju bashkangjitëni prap për të kthyer edhe Komunën në një histori suksesi të rradhes.

Na priftë e mbara

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Kosovës ka filluar nismën për hartimin e një…