Emin Pacolli takon presidentin e Zimbabwes, Emmerson Mnangagwa

23 shtator 2022 | 23:14

Drejtori i ‘Mabetex Group’-it, Emin Pacolli në New York ka takuar presidentin e Zimbabwes, Emmerson Mnangagwa

Kështu ka bërë të ditur vet Pacolli përmes llogarisë në “Facebook”.

Pacolli ka thënë se presidenti i Zimbabwes, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe konsideratën për ta mbështetur Mabetex-in.

“Ndihem i lumtur se Presidenti shprehi konsideratë dhe mbështetje për kompaninë tonë, duke vlerësuar lartë arritjet e grupit tonë mbarë boten.”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i Emin Pacollit:

Kisha kënaqësinë të takoj sot ne New York Presidentin e shtetit të Zimbabwe ku edhe patem rastin të shkembejmë ide për bashkëpunim në këtë shtet.

Ndihem i lumtur se Presidenti shprehi konsideratë dhe mbështetje për kompaninë tonë, duke vlerësuar lartë arritjet e grupit tonë mbarë boten.

Njëkohësisht, patem nderin që bashkëpunimet potenciale t’i diskutojmë edhe me Ministrin të ekonomisë dhe të financat.

Ne shprehem gatitshmerinë e grupit tonë, i cili ka shtrirje në fusha të ndryshme biznesore, për t’u bërë faktor në suportimin e zhvillimit ekonomik të këtij shtetit, ashtu siç kemi bërë edhe në shtete tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama sërish ka folur për sulmet kibernetike të…