
Emisarët sot në Beograd, pasdite takojnë Vuçiqin
25 gusht 2022
| 10:25
Pas takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të udhëtojnë për në Serbi për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, raportojnë mediet serbe.
Escobar dhe Lajçak sot kanë vazhduar vizitën e tyre në Mitrovicën e Veriut, ku janë në takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri: Millan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Zoran Todiq dhe Sërgjan Vulloviq.