Emrat potencial për të marrë drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut

21 qershor 2021 | 21:41

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Deri më tani asnjë kandidat nuk e ka shpallur kandidaturën zyrtarisht.

Në opinionin publik janë disa emrat të cilët po vlerësohen se mund ta marrin drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

I pari padyshim është ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit nuk e ka pohuar e as mohuar asnjëhrë mundësinë për të kandiduar për të parin e partisë.

Por, edhe emrat si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku janë përmendur si kandidat potencial për të drejtuar këtë parti.

Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Aktualisht PDK ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisë në disa komuna të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erëra të forta dhe breshër kanë goditur qytetin e Lipjanit…