LUMTURIA NJERËZORE QË LIND PËRMES DHURIMIT PËR JETË NGA LUMENJTË, PEMËT, LULET, DIELLI DHE JO VETËM

30 prill 2026 | 21:05


Ismet Sylejmani

“Lumenjtë nuk e pinë ujin e vet; pemët nuk i hanë frytet e veta; dielli nuk shkëlqen vetëm për vete, dhe lulet nuk e përhapin aromën e tyre për veten.
Të jetosh për të tjerët është ligji i natyrës. Të gjithë jemi lindur për të ndihmuar njëri -tjetrin. Pa marrë parasysh sa e vështirë të jetë.
Jeta është e mirë kur je i lumtur; por është shumë më e mirë kur të tjerët janë të lumtur për shkak teje.”
‐【Papa Françesku】

Kjo thënie e Atit të Shenjtë Papa Françesku, ngrihet si një himn i madh e i heshtur i ligjit të përjetshëm të jetës jo vetëm njerëzore!

Asgjë në këtë botë nuk ekziston vetëm për veten, por edhe për të tjerët!
Lumenjtë rrjedhin pa e shijuar ujin që bartin, pemët japin fryte pa i shijuar vetë ato, dielli derdh dritën mbi gjithçka në planet, pa kërkuar shpërblim, dhe lulet shpërndajnë aromën e tyre si një dhuratë e pastër për gjithë rruzullin!

Në këtë rresht, gardh e rend të madh natyror, gjithçka merr kuptim përmes dhënies, pra përmes dhurimit dhe pikërisht këtu qëndron edhe madhështia e ekzistencës së qenies njerëzore!

Njeriu, si pjesë e kësaj harmonie universale planetare, nuk është thirrur të jetojë i mbyllur në vetvete, por të bëhet urë lidhëse, dritë në errësirë dhe burim jete për të tjerët!

Të jetosh për të tjerët nuk është sakrificë që varfëron, por një akt që fisnikëron shpirtin dhe e ngrit e lartëson njeriun mbi kufijtë e vetes!

Në këtë rrafsh filozofik, jeta njerëzore nuk është thjesht një udhëtim për të arritur lumturinë e tij personale dhe kolektive, por është një mision për të mbjellë mirësi, për të ndarë dhimbjen me të tjerët dhe për të shumëfishuar gëzimin në të gjitha fushat!

Lumturia e vërtetë nuk qëndron vetëm në atë që ndiejmë për veten, por në gjurmën që lëmë në zemrat e të tjerëve!

Një buzëqeshje e çiltër e dhënë, një kurajo në momente dramatike, një dorë e shtrirë në kohë të vështira, një aleancë në momente ekzistenciale, siç ishte bombardimi i Serbisë pushtuese nga aleati ynë i madh SHBA, një fjalë që ngre shpirtin peshë, një letër e hapur apo interne ku spikatë nderimi apo kritika absolute, këto janë aktet e vogla që ndërtojnë madhështinë e madhe të jetës njerëzore të një populli, të një shteti ose ashtu sikur do te duhej të ishte më së miri, të çdo kombi e të çdo race!

Kur një njeri, popull, shtet apo komb, bëhet shkak që dikush tjetër të ndiejë dritë në errësirë, atëherë ai nuk jeton më thjesht vetëm për vete, por si pjesë e një madhështie më të madhe të kalkulimeve dhe aspiratave progresive njerëzore!

Në fund, kjo thënie e Atit të shenjtë Papa Françeskut, do të duhej ishte një thirrje për ndërgjegje dhe për veprim, të mos jetojmë si ishuj të ndarë e të izoluar, por si rrjedha që ushqejnë njëri tjetrin!

Vetëm atëherë ose kur çdoherë, kur jeta jonë bëhet dritë për të tjerët, ajo fiton përmasën e saj më të lartë, përmasën e pavdekësisë në kujtesën dhe mirënjohjen e njerëzve kudo nëpër botë!

Kjo thënie e Atit të Shenjtë Papa Françesku, padyshim se shpreh thelbin e një të vërtete të lartë universale botërore të sundimit njerëzor!

Shprehë lumturinë e vlefshme personale, por e cila merr kuptim të plotë vetëm atëherë kur bëhet burim i madh gëzimi edhe për të tjerët!

Njeriu nuk arrin të ruajë madhështinë vetëm duke e ruajtur lumturinë për vete, por atëherë kur e shpërndanë atë me të tjerët, e veçanërisht me vëllezërit e motrat, me aleatët, duke u bërë determinues që edhe të tjerët të ndjejnë dritë nga drita e lumturisë, në jetën e tyre!

Në këtë kuptim, jeta nuk matet me çfarë përjetojmë vetëm për veten, por me ndikimin që kemi në lumturinë e të tjerëve, sepse pikërisht aty fillon vlera e vërtetë e ekzistencës sonë idividuale dhe kolektive njerëzore!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Prill 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj,…