Enca e kënaqur që performoi në të njëjtën skenë sikurse Daddy Yankee

30 korrik 2018 | 11:10

Këngëtari i famshëm Daddy Yankee të premten ka mbajtur një koncert të madh në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku ka argëtuar mijëra qytetarë të cilët kishin shkuar enkas për ta parë.

Pjesë e koncertit ishin edhe këngëtarët shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Enca Haxhia. Ajo ka pasur rastin të takohet me kantautorin nga Porto Riko dhe të bëjë fotografi me të.

“Ishte kënaqësi të të kishim në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë sikurse ti, Daddy Yankee”, ka shkruar Enca në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i famshëm Daddy Yankee të premten ka mbajtur një…