Enca tregon tmerrin që përjetoi 4 javë më parë

13 tetor 2020 | 12:01

Këngëtarja e njohur Enca pak javë më parë ka pësuar një incident. Ajo me anë të një fotoje tregoi se kishte thyer këmbën, të cilën e kishte të fashuar. Pas shumë reagimesh në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur dhe se ku ka qenë muajin e fundit.

Në disa postime në “Instastory” Enca ka shkruar se ka thyer kyçin e këmbës dhe kishte kryer një operacion shumë të vështirë.

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur, Enca tregoi se pas një incidenti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në këmbë dhe se tani ndodhej në shtëpi në pamundësi për të lëvizur normalisht.

“Faleminderit për mesazhet, jeni shumë të mirë. Për të gjithë ata që pyesin, theva kyçin e këmbës 4 javë më parë, ishte e tmerrshme dhe pata një ndërhyrje, ndaj nuk kam qenë aktive në rrjetet sociale”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 13 tetorit, Ditës Botërore për Zvogëlimin e…