Ende ka bileta në shitje për miqësoren Kosovë – Shqipëri

28 maj 2018 | 12:06

Interesimi i bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, por edhe në shtetet tjera evropiane për miqësoren Kosovë-Shqipëri është jashtëzakonisht i madh.

Organizatorët e kësaj ndeshje kanë bërë me dije se deri më tash është shitur një numër i madh i biletave, por fatmirësisht të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj feste të futbollit ende mund ta sigurojnë një biletë për në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, sidomos në tribunat prapa portave, por vende të lira ka edhe në disa pjesë të tribunave qendrore.

Ndeshja Kosovë-Shqipëri zhvillohet të martën në orën 20:00, derisa kapaciteti i stadiumit është rreth 30 mijë ulëse.

Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm:

https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vs-albanien-20180529-2000-letzigrund-zurich

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi politik, fuqizimi bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe…