Eneda Tarifa fiton festivalin “Kënga Magjike” (Video)

08 dhjetor 2019 | 16:46

Eneda Tarifa është shpallur fituesja e festivalit të përvitshëm muzikor “Kënga Magjike”. Eneda ka konkurruar me këngën “Ma Zgjat Dorën”, të orkestruar dhe shkruar nga kompozitori Flor Mumajesi. Këngëtarja ka rrëmbyer çmimin e parë pas votimit të artistëve konkurrentë, jurisë dhe publikut.

“Ma Zgjat Dorën” është konsideruar nëpër rrjete sociale “himn” për situatën e vështirë të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën mbi 51 persona dhe u lënduan mbi 900 të tjerë.

Në vend të dytë është pozicionuar Fifi. Këngëtarja nga Kosova ka konkurruar me këngën “Mbarova”. Ndërsa në vend të tretë është zgjedhur Anxhela Peristeri, me këngën “Dikush i Imi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka komentuar veprimin e Avokatit…