Enisa Bytyçi vlerësohet nga juria e Tiranës si interpretuesja më e mirë e dramës për të rinj

12 dhjetor 2019 | 11:48

Artistja e re Enisa Bytyçi nga Malisheva, në Tiranë u vlerësua me çmimin e parë si  interpretuesja më e mirë e dramës për të rinj

Në Tiranë, organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “ Jehona Shqiptare”, u mbajt  “Festivali i Aktrimit Jehonë, Rinia Shqiptare Triumfon”, edicioni i (III) tretë, ku morën pjesë të rinj shqiptare nga të gjitha viset e trojeve tona, në kujtim, 100 vjet pa “ Atin e Flamurit të Kombit Shqiptar”, Ismail Qemalin”.

Ky manifestim kulturor dhe artistik kishte karakter garues, dhe për vlerësimin e pjesëmarrësve në fushën e aktrimit dramatik, ishte juria më prestigjioze  e përbërë nga personalitetet që i dhanë shumë arti dramatik shqiptar, dhe këta janë:

  • “Nderi i Kombit” znj. Margarita Xhepa Kryetare jurisë
  • Aktori i mirënjohur kombëtar shqiptar z. Pajazit Murtishi
  • Aktori i mirënjohur Agim Xheka
  • Artistja e mirënjohur znj. Kozeta Zavalani
  • Xhevat Bajrami, nga Drejtoria e përgjithshme në MKRS-në – Kosovë

Për këtë edicion, fitues interpretues të dramës  u vlerësuan:

  1. Çmimi i parë, Enisa Bytyçi
  2. Çmimi dytë shkolla “Ukshin Miftari” Gjakovë
  3. Çmimi tretë, Aurora Koleci

Ky festival, tashmë tradicional, po tregon vlera të mirëfillta si në organizim, po ashtu edhe në interpretim nga  pjesëmarrësit, ku për disa ditë me radhë treguan cilësi në këtë fushë arti, dhe botës artistike shqiptare i dhanë porosi për një të ardhme më konkurrente, jo vetëm brenda vendit,por edhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…