Enrique fton Balden në vend të Gayas  

18 nëntor 2022 | 15:56

Pasi Jose Gaya do t’i mungojë Spanjës në Kupën e Botës, Luis Enrique ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e tij.

Përzgjedhësi i Spanjës e ka ftuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde.

Kombëtarja spanjolle njoftoi zyrtarisht këtë të premte për këtë ndryshim në listë. Balde më herët ishte i ftuar vetëm te Kombëtarja U21. Ai nuk ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare me Kombëtaren A.

19-vjeçari bëhet futbollisti i tetë i Barcelonës që do të luajë me Spanjën në Kupën e Botës “Katar 2022”. Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres ishin futbollistët e ftuar më herët nga Enrique.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot tryezën e…