Ensar Zejnullahu i siguron Kosovës medaljen e argjendtë në Kupën e Botës

17 shtator 2021 | 16:45

Kosova ka fituar medaljen e parë në Kupën Botërore dhe Ligën e të Rinjve që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Karateisti, Ensar Zejnullahu, ka fituar medaljen e argjendtë në konkurrencën e kadetëve U14, mbi 55 kilogramë. Zejnullahu raundin e parë e kaloi pa kundërshtar, pastaj mposhti një garues nga Turqia dhe dy nga Ukraina, teksa në finale u mposht nga një tjetër garues ukrainas, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës. Ensar Zejnullahu në finale humbi me rezultat 1-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë ushtrime të…