ENVER HOXHA DHE ALEATËT E POPULLIT SHQIPTAR
Ismet Sylejmani
“…Nëna Shqipëri, populli shqiptar, Kryekomandanti legjendar e lavdimadh, kryetitani e gjeniu shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm nuk na braktisën kurrë e nuk na i kthyen krahët, por na dolën zot e na mbushën me besim të patundur, na mësuan e na udhëzuan: se po i rrokët armet e po luftuat për liri e çlirim, pavarësi e sovranitet të popullit shqiptar të Kosovës, do të ia arrini qëllimit final!
Dhe ja, sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, është shtet sovran dhe i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht!
Për të ardhur te kjo ditë është bërë luftë e madhe, është derdhur shumë gjak, janë mbajtur shekuj burg nga atdhetarët e patriotët shqiptar në Kosovë e vise dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese ashtu siç na mësonte mësuesi ynë i madh, Kryegjenerali i popullit shqiptar, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha!
Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste Botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik!
Ngjashëm është edhe me UÇK-në, pasardhësen e UNÇ-së të Shqipërisë!
Ashtu sikur në krah të Shqipërisë që gjatë luftës ishin SHBA, Bashkimi Sovjetik e Britania e Madhe, edhe në krah të Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë Amerika, Anglia, Gjermania etj…, por jo edhe Rusia, e cila për fatin e keq të Kosovës dhe të popullit shqiptar, ishte rreshtuar në anën e Serbisë pushtuese të Millosheviqit, e cila në Kosovë kreu masakër e gjenocid kundër njerëzimit!
Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në alencë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses, e cila është në shërbim të interesave të popullit, të Atdheut dhe Kombit tonë të panënshtruar!
Shqipëria është e rreshtuar në krah të Aleatit më të madh të popullit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si anetare e NATO-s, është në anën e drejtë të historisë!
Kjo paraqet kontinuitetin progresiv të nacionalçlirimtares antifashiste shqiptare, të rreshtimit të drejtë në kohë e në hapsirë, në akord të plotë me interesat e të perspektives të Shqipërisë së vogël, por me rrol shumë të madh e me ndikim në glob!…”
Ish Zëdhënës i UÇK-së i ZOK-ut dhe i Zonës së 6-të të TMK-së,
Tiranë, 20 Korrik 2022!
P.S: Pjesë nga fjalimi im i mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë!




