Enver Hoxhaj emërohet anëtar bordi në ‘Vienna Congress’

03 shkurt 2023 | 13:46

“Vienna Congress”, një kongres i cili një herë në vit mbledhë politikanë, shkencëtarë, diplomatë nga e tërë bota, pas vdekjes së Erhard Buseck, ka plotësuar bordin me një emër nga Kosova.

Pasues i Erhard Buseck në bordin e Kongresit të Vjenës do të jetë ish-ministri i jashtëm, tani nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Bordi i Kongresit të Vjenës përbëhet nga emra të politikës, shkencës e diplomacisë botërore.

Mirëseardhje në bord, Hoxhajt i ka dëshiruar ish-presidenti çek, Vaclav Klaus, i cili momentalisht udhëheq këtë bord dhe bartësi i çmimit Nobel për kimi, ish-kandidati për president të Izraelit. Dan Shechtman.

Kongresi i Vjenës mbahet çdo fillimvit dhe mundohet të mbajë vazhdimësinë e Kongresit të Vjenës nga viti 1814.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar…