Prishtina transferon Muhamed Dubova

03 shkurt 2023 | 13:43

Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht skuadrës së Prishtinës.

Mesfushori-sulmues 21-vjeçar kalon te kryeqytetasit nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit.

Dubova me skuadrën e Prishtinës ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”. Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina. Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar”, u shpreh lojtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është…