Enver Hoxhaj për vdekjen e ish-sekretarit amerikan Kissinger: Lamtumirë Boss

30 nëntor 2023 | 12:11

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.

Hoxhaj ka shprehur lamtumirën e tij për Kissinger duke e quajtur “Boss” dhe ka treguar se ka pasur rastin që të takohet tri herë me të.

Politikani Hoxhaj është shprehur se ka qenë mrekulli ndjekja e mendimit intelektual të Kissingerit për vite me radhë.

“Lamtumirë Boss! Ka qenë mrekulli me ndjekë mendimin intelektual tëndin për 30 vite dhe me të takuar 3 herë personalisht! Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu -…