Enver Hoxhaj, përfaqësuesit serb: A mos je i dehur?

28 qershor 2018 | 14:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke marrë pjesë në konferencën përgatitore për Samitin e Londrës, të organizuar nga House of Lords në Britani të Madhe, për të folur në lidhje me sigurinë dhe rritjen e stabilitetit në Ballkan.

Përderisa përfaqësuesi serb në këtë konferencë ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pati reagime të ashpra nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, dhe eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Philips.

Fillimisht, Hoxhaj ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, dhe për këtë nuk ka dhe as që do të ketë kthim prapa.

Ai ka deklaruar se kur po e dëgjon duke folur këshilltarin e Qeverisë së Serbisë, po ka problem me konceptet kohore.

“A je në vitin 2018, apo në vitin 1998 kur Serbia nisi një luftë të katërt në ish-Jugosllavi, dhe atë kundër Kosovës kur Millosheviq erdhi në pushtet? Në cilën kohë jeton?”, i ka thënë Hoxhaj përfaqësuesit serb.

Në një moment, Hoxhaj ka nisur të tallej me këshilltarin serb duke e pyetur se atë se “a jemi këtu në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd, meqë po flisni sikur t’i kishit pirë disa shlivovica paraprakisht?”.

“Ky është i njëjti narrativ që Serbia e ka përdorur për të nisur luftëra në Kosovë dhe po më vjen shumë keq që po e shoh të ndodhë vazhdimisht një gjë e tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK),…