Enver Hoxhaj: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do t’i mbështesë bizneset private

04 shtator 2019 | 19:02

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e re e udhëhequr nga ky subjekt politik do t’i mbështesë bizneset private.

Sipas Hoxhajt kjo do të ndodhë me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor e ndërkombëtar.

Postimi i plotë i Hoxhajt në “Facebook”:

Walone Fashion Group është shembull i një ndërmarrjeje moderne të suksesshme në Kosovë. WFG punëson rreth 40 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra. Edhe produktet i kanë shumë cilësore. Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do t’i mbështesë bizneset private me politika të përshtatshme fiskale dhe fuqizim në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. #PDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se…