Enver Hoxhaj takohet me ish-kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin
24 nëntor 2026
| 20:43
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar në Berlin me ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoxhaj ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në kuadër të qëndrimit të tij në Berlin, ku po diskutohen çështje që lidhen me të ardhmen e Evropës.
Ai ka theksuar rëndësinë që Kosova të jetë pjesë e debateve për të ardhmen evropiane, duke qëndruar pranë miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë.
Hoxhaj ka vlerësuar veçanërisht rolin e Gjermanisë në historinë dhe të ardhmen e Kosovës.



