Enver Hoxhaj takon kongresistin amerikan, kërkon mbështetje nga SHBA për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit
28 maj 2026
| 09:04
Ish ministri i Punëve të Jashtme, kandidati për deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar në Prishtinë kongresistin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self, me të cilin ka biseduar për sfidat që po përballet vendi ynë.
“Shpreha shqetësimin tim lidhur me procesin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë. Kërkova mbështetje për gjykim të drejt dhe lirim të shpejt për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin nga ky proces i dëmshëm, që ka tejkaluar çdo standard juridik dhe njerëzor, si dhe që kjo çështje të ngrihet edhe në Kongresin Amerikan. Padrejtësia ndaj çlirimtarëve duhet të marrë fund”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Facebook’.



